BB VIP Kosova 5 afron emrat e parë: Këngëtarja e njohur dhe ‘profesorja’ në listën e përfolur

TvShow

Pritshmëritë për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë filluar të rriten ndjeshëm, ende pa nisur zyrtarisht transmetimi apo banorët të kenë kaluar pragun e shtëpisë.

Së fundmi, në hapësirat virtuale dhe nëpër faqe mediatike po aludohet gjerësisht mbi pjesëmarrësit potencialë, ku mes figurave të përmendura spikasin këngëtarja e mirënjohur Vjollca Haxhiu si dhe Kaltrina, e njohur për publikun gjerë si “profesorja”.

Këto dy personazhe sjellin fusha veprimi krejtësisht të ndryshme: Haxhiu gëzon një karrierë të konsoliduar dhe të gjatë në muzikën shqiptare, ndërsa Kaltrina ka fituar famë kryesisht përmes rrjeteve sociale, ku stili i saj është bërë shpesh temë diskutimi.

Është pikërisht ky ndryshim rrënjësor i profileve që ka ndezur kureshtjen e publikut rreth mundësisë së hyrjes së tyre në këtë reality show. Nëse këto zëra marrin jetë, prania e tyre në ambientet e “BB VIP Kosova 5” mund të gjenerojë situata dhe dinamika mjaft interesante për shikuesit.

Lajmet e fundit