Bora Zemani rikthehet në Top Channel, zbulohet emisioni ku do të shfaqet në janar

ShowBizi

Bora Zemani pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel gjatë muajit janar, vetëm pak muaj pasi u raportua për largimin e saj nga televizioni.

Moderatorja, e cila është përfolur së fundmi edhe për drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”, duket se ka plane të tjera televizive.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë, Bora pritet t’i bashkohet emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, krah Elvis Naçit. Ky nuk do të ishte një angazhim i ri për moderatoren, pasi ajo ka qenë pjesë e këtij formati edhe më parë.

Ndërkohë, janari pritet të sjellë edhe një tjetër rikthim në Top Channel. Luana Vjollca do të rikthehet në këtë televizion pas pesë vitesh, duke bërë që dy moderatoret e njohura të jenë sërish pjesë e së njëjtës logo televizive.

Lajmet e fundit