Detaje nga tragj*dia në Shkodër/ Vikt*mat ishin kthyer nga Gjermania për pushime, dyshohet se… (Foto)
Mesdita e kësaj të mërkure solli një ngjarje tragjike në fshatin Domen të Postribës, Shkodër,
ku një zjarr i fuqishëm shkrumboi një banesë dhe mori jetën e nënës 24-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.
Familja Çela, e cila jetonte në Gjermani, kishte ardhur për pushime në Shkodër, duke shpresuar të rinovonin shtëpinë e vjetër të tyre.
Sot ata mbërritën në shtëpinë e familjes në Domen me qëllimin për ta përmirësuar atë dhe për të kryer disa punime të nevojshme.
Ndërkohë që nëna së bashku me fëmijët ishte duke përgatitur ushqime brenda shtëpisë, kryefamiljari gjendej në fshatin e afërt.






Pasi zjarri shpërtheu, brenda pak minutash, e gjithë struktura e shtëpisë së vjetër u shndërrua në hi. Gjatë hetimeve, në vendin e ngjarjes u gjetën një bombol gazi dhe një shishe benzine.
