Moti në ditët në vijim: Kur rikthehen reshjet dhe ulja e temperaturave në vend?

TvShow

Gjatë një komunikimi për lajmet e mesditës në Top Channel, meteorologu Elvi Jahaj bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga një ndryshim i kushteve meteorologjike, duke sjellë masa ajri më të freskëta e të lagështa në periudhën pasuese.

Duke iu referuar analizave të tij, temperaturat do të pësojnë ulje, veçanërisht në ditët e para të javës së ardhshme, ndërsa shirat do të prekin zona të caktuara të territorit.

Duke shpjeguar situatën, Jahaj theksoi: “Pritet gradualisht depërtim të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta. Ditën e sotme moti pritet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herë edhe të dendura, kryesisht në qendër dhe në jug.

Në zonat malore e kodrinore të Korçës, Beratit dhe Gjirokastrës parashikohen reshje shiu me intensitet të dobët, ndërsa në Korçë nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave, breshrit dhe shkarkesave elektrike. Sa i përket Elbasanit dhe Tiranës, reshjet do të jenë kalimtare dhe të pakta në intensitet.

Gjatë fundjavës, moti do të mbetet i kthjellët, ndonëse atmosfera do të ruajë freskinë dhe lagështinë, përveç malësive të jugut ku parashikohen vranësira dhe rrebeshe shiu.

Ndërkohë, nisja e javës tjetër do të shoqërohet me kthjellime, për t’ia lënë vendin të martën një tjetër ndikimi të masave të freskëta, të cilat do të sjellin shi me intensitet të ulët në mbarë vendin gjatë orëve të mesditës.

Përsa i përket parametrave termikë, ato do të zbresin në 35-36 gradë Celsius, duke përfshirë këtu edhe rënien e vlerave minimale, ndërsa era do të fryjë kryesisht lehtë, me shpejtësi herë-herë deri në 10-12 kilometra në sekondë”, përfundoi Jahaj në raportimin e tij për Top Channel.

Lajmet e fundit