E papritur në BBVK 5: Këngëtarja e njohur hyn sonte në shtëpi!
Një e papritur i pret banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 mbrëmjen e sotme, pasi dinamikave të përditshme do t’u shtohet një atmosferë ndryshe.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, do të hyjë brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme për të zhvilluar një koncert për konkurrentët.
Ajo pritet të interpretojë disa nga hitet e saj më të njohura ndër vite, duke u dhënë mundësinë banorëve të shkëputen për pak nga rutina dhe tensionet e garës.
Lajmi është konfirmuar përmes faqeve zyrtare të spektaklit në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe posteri paralajmërues. Sipas njoftimit zyrtar, koncerti është parashikuar të nisë rreth orës 22:00.
