Tragj*di në vendin fqinj: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën,ishin nisur per pushi…

TvShow

Në orët e para të mëngjesit të enjtes, më 30 korrik,

dy shtetas shqiptarë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Greqi.

Sipas informacioneve nga mediat greke, ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në autostradën kombëtare afër Kolymbarit. Motoçikleta me të cilën udhëtonin të rinjtë, 28 dhe 34 vjeç, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me barrierën metalike. Pas përplasjes, të dy personat përjetuan plagë të rënda që rezultuan fatale.

Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Hanias, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tyre.

Hetimet për aksidentin janë nisur nga autoritetet greke, të cilat po përpiqen të zbardhin shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në këtë tragjedi.

Lajmet e fundit