Tragjedi në Tiranë: H*mb jetën gruaja pas përpl*sjes nga automjeti
Në mbrëmjen e së martës, në zonën e Misto Mames në Tiranë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 18:30. Automjeti, i cili drejtohej nga 23-vjeçari me inicialet O. V., ka përplasur 55-vjeçaren me iniciale D.
P. Për shkak të impaktit të fortë, gruaja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është dërguar në komisariat për kryerjen e veprimeve të nevojshme ligjore.
Ekipi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti.
