Tragjedi në vend: 30-vjeçarja që i dha fund jetës është familjare e ish-deputetit

TvShow

Ngjarja e rëndë që tronditi Podujevën, ku një 30-vjeçare humbi jetën në rrethana dyshuese, është konfirmuar si një lidhje familjare me një ish-ligjvënës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmet për vdekjen e një gruaje në Podujevë mbushën portalet gjatë ditës së sotme, teksa u bë e ditur se ajo u gjet pa shenja jete.

Identiteti i viktimës është zbuluar se është 30-vjeçarja Saranda Azemi.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në mediat lokale, dyshohet se e reja ka gjetur vdekjen pasi ka konsumuar një lëndë kimike, konkretisht domestos, ndonëse hetimet mbi motivet dhe detajet e kësaj ngjarjeje janë ende në proces.

Për të dhënë lamtumirën e fundit, familja ka publikuar detajet e ceremonisë mortore, duke bërë të ditur se varrimi i Saranda Azemit u krye pasditen e kësaj të premteje, në orën 18:30, në lagjen e Azemëve të fshatit Turuçicë.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se sot, e premte, do të bëhet varrimi i më të dashurës sonë, Saranda Azemi”, thuhet në njoftimin e familjes. Për këtë humbje të dhimbshme, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka shprehur reagimin e tij, duke konfirmuar publikisht se e ndjera ishte vajza e axhës së tij.

Lajmet e fundit